Ndodh në Tiranë, prindi përjashton djalin nga trashëgimia se nuk u kujdes për të kur ishte sëmurë

Kryefamiljari dy muaj para se të ndërronte jetë kërkoi një noter të dytë për t’ja lënë banesën gruas dhe një personi që gjate dy viteve të fundit u kujdes për të dy burrë e grua.

Sipas dosjes që Top Channel disponon i biri i çiftit që është djali i vetëm i tyre u paraqit gjashtë ditë pasi i ati ndërroi jetë për të çelur dëshminë e trashëgimisë mbasi ishte i bindur se në vitin 2009 e ëma dhe i ati kishin firmosur tek noteri lënien e shtëpisë atij.

Por pavarësisht bindjes së tij kur kërkoi çeljen e trashëgimisë të firmosur në datë 21 tetor 2009 u ballafaqua me një surprizë të hidhur, i ati kishte firmosur një tjetër testament ku e përjashtonte nga e drejta e pronësisë.

Por prokuroria ka përdorur si prova bindëse ndaj djalit denoncues jo vetëm akt ekspertizat që vërtetojnë se firma e të atit nuk ishte e falsifikuar, por gjithashtu edhe dëshminë e nënës e cila ka këmbëngulur se i biri i braktisi gjatë kohës që ata ishin të sëmurë.

Prokuroja Marjola Mërtiri kreu një sërë veprimesh hetimore mbasi i riu insistoi se dokumentet ishin falsifikuar me ndihmën e noterit Redi Sina, dhe se i ati ishte në gjendje të rëndë.

Por një raport i firmosur nga dy mjekët, Brikena Allkoja dhe Valbona Hysenbelli tregoi për prokuroren që hetoi çështjen se babai i denoncuesit kishte qenë në gjendje të ndërgjegjshme ditën që kërkoi noterin për të firmosur testamentin përfundimtar duke anuluar të parin.

Me një shtjellim të gjatë të bazuar jo vetëm në ligj por në vullnetin e të ndjerit prokuroria konstaton se nuk ka vepër penale dhe se automatikisht djali denoncues do të mbetet pa shtëpinë e prindërve.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *