Emisioni “Kojshia Show” në Kosovë ndezi një debat të gjerë në rrjetet sociale dhe mediat tradicionale për shkak të deklaratave të teologes Ikballe Huduti, e cila u shpreh hapur për martesat e përkohshme dhe përvojën e saj personale në lidhje me martesën e bashkëshortit të saj, Asllan Huduti, me dy gra të tjera.
Kjo deklaratë, e cila u bë virale, nxiti reagime të ndryshme, nga mbështetja për pikëpamjet e saj fetare deri te kritikat e ashpra për qëndrimet e saj në lidhje me martesën dhe moralin shoqëror.
