Gazetari Vullnet Krasniqi u arrestua për drogë nga Policia e Kosovës

Sipas burimeve të fundit në pranga të policisë ka rënë gazetari Vullnet Krasniqi të cilit policia i ka zënë në posedim të një sasie lëndësh narkotike.
Në mëngjesin e të së premtes së kaluar, gjatë zbatimit të Planit Operativ “Goditja” në Rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë BMW dhe gjatë kontrollit të saj, tek një person, është gjetur një sasi e substancës narkotike “Amphetamine”.
Policia e Kosovës këtë rast e kishte paraqitur edhe në raportin 24 orësh të datës 19 gusht por pa dhënë detaje e as iniciale për personin e arrestuar.
“Rr. Dervish Çollaku, Prishtinë 18.08.2023-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës që dyshohet të jetë narkotike. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë
Media ka kontaktuar me gazetarin Vullnet Krasniqi për ta pyetur se a është kapur me drogë mëngjesin e 18 gushtit nga ana e policisë?
Por Krasniqi e ka mohuar se kjo është e vërtet duke thënë se për këtë gjë e kishte pyetur edhe një gazetar tjetër por kjo nuk është e vërtetë.
“Jo, Jo nuk jam kanë unë se me pas kanë unë kjo gjë ishte bërë publike nëpër media” ka thënë ndër të tjera Vullnet Krasniqi
Por në një raport të policisë të cilin e ka siguruar KosovaNews figuron se i arrestuari është pikërisht gazetari i gazetës “Nacionale” Vullnet Krasniqi të cilit i figuron edhe numri personal i letërnjoftimit me të dhëna të tjera të detajuara.
Në këtë raport thuhet se pas kontrollit të detajuar nga policia e antidrogës Vullnet Krasniqit i ishte zënë në portofolin e tij një sasi droge pluhur i bardhë e llojit “Amphetamine”.
Për dallim nga rastet tjera kur poseduesit e substancave narkotike ndalohen për së paku 48 orë, Vullnet Krasniqi me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Media i ka dërguar pyetje edhe policisë së Kosovës për ta konfirmuar se a bëhet fjalë për gazetarin Vullnet Krasniqi por në përgjigjen nga drejtoria e policisë ata nuk e kanë mohuar duke thënë se: “Referuar kërkesës suaj ju informojmë se bazuar ne ligjin mbi mbrojtjen e te dhënave personale, PK-ja nuk mund te japë informacione kriminale te personave/qytetareve, përjashtuar kur organet kompetente te drejtësisë e kërkojnë këtë” thuhet ndër të tjera në përgjigjen e policisë.
Substanca e cila i është gjetur gazetarit Krasniqi “Amphetamine” është substancë narkotike sintetike, e cila shërben si stimultant i sistemit nervor.
Ajo shkakton pasoja të dëmshme tek përdoruesit si probleme të zemrës deri edhe në atak kardiak, humbje të oreksit, pagjumësi, probleme të sjelljes që përfshijnë konfuzion, paranojë, impulsivitet dhe sjellje të dhunshme. Bota Sot.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *