Dy punëtorë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot paradite në një objekt ndërtimi në Gjakovë.
Indeksonline mëson se të dy punëtorët kanë rënë nga kati i 13-të i një objekti ndërtimi. Burimet e Indeksonline mësojnë se bëhet fjalë për Hazir Jakupaj dhe Daut Bajraktari, të dy rreth moshës 50 vjeçare.
