Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 08:15 minuta në rrugën ‘’Bardhyl Qaushi’’
‘’Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Qaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre’’ ka thënë Sheremet Elezaj- zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Gjakovës.
Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprime hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit./Indeksonline/