LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti kërkon heqjen e masave nga BE për Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar në Athinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen ia ka cekur Kurtit “nevojën për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe implementimin e marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve.

“Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurti për nevojën për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe implementim të marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të ulen barrierat në rajon dhe të sillet Ballkani Perëndimor më afër BE-së”, ka shkruar Von der Leyen në platformën “X” për takimin me Kurtin.

Për takimin ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit. Në njoftim thuhet se Kurti ia kujtuar Von der Leyenit takimin e Bratisllavës më 10 korrik. Ai ka kërkuar nga BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës. Po ashtu për dialogun ka kërkuar që të zbatohen plotësisht dhe pa kushte Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i zbatimit.

“Ai kujtoi takimin e Bratisllavës me 10 korrik për de-eskalim dhe theksoi se për rreth dy muaj nuk ka asnjë incident e as protesta të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës, ndërkohë që kemi edhe numër të shtuar të punëtorëve në ndërtesat komunale. Kosova ka zbatuar zotimet e saj dhe është e rëndësishme që BE të largojë masat”, është thënë në njoftimin e Kryeministrisë.

Von der Leyen ka pasur takim edhe me Vuçiqin, të cilit i ka kërkuar angazhim konstruktiv për shtensionim të situatës në veri.

“Kam folur me presidentin Aleksandar Vuçiq për nevojën për angazhim konstruktiv për ta shtensionuar situatën në veri të Kosovë dhe për progresin e Serbisë në rrugën drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës”, ka shkruar Von der Leyen në platformën “X”.

Kryeministri Kurti sonte do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri grek, Mitsotakis, për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.​

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *