Anita Muçaj – Haradinaj ka folur për jetën e saj në çift me bashkëshortin, kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj.
E pyetur për përplasjet apo ‘zënkat’ e vogla mes tyre, Anita tregoi se ndodhin si pasojë e preferencave të ndryshme për kohën e lirë. Ajo theksoi se megjithëse kanë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, karakteret dhe stili i jetesës shpesh kërkojnë kompromis.
