Gjatë dëshmisë së tij, Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit, dhe dëshminë e fëmijëve të Liridonës për natën e vrasjes, raporton Ekonomia Online.
Ademaj tha se pasi fëmijët ishin transferuar në Suedi, ai kishte kërkuar që t’i takonte dhe t’i pyeste për atë që kishte ndodhur.
