“Kur kam shkuar në Suedi kam kërkuar që t’i takoj. Fjalët e djalit janë këto: ‘Hajni e ka futur dorën dhe ja ka ba mamit bam’. Po ashtu tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore në momentin e fundit të vrasjes,” tha ai.

Ai shtoi se fëmijët nuk kishin pranuar më kontakte me babanë e tyre.

“Që nga momenti që fëmijët kanë shkuar në Suedi, ata asnjëherë nuk kanë kërkuar as takim me babin. Të gjitha thirrjet që ja ka mundësuar gjendja për punë sociale me babin e tyre, asnjëherë fëmijët nuk i kanë pranuar. Ka arritur deri aty që fëmijët, në foto ku janë së bashku Naimi me Liridonën, e shkyen me gërshërë Naimin nga fotografia,” dëshmoi ai.

Ademaj paraqiti edhe kronologjinë e lëvizjeve të tij dhe familjarëve menjëherë pas marrjes së lajmit për vrasjen.

“Të nesërmen në mëngjes jam munduar ta kontaktoj Naimin. Pasi e kam thirrë shoferin, ai më tha që Naimi gjendet në Sëiss Hotel. Jemi nisur së bashku me djalin e agjës, djalin e dajës dhe tezakun. Kur kemi arritur atje, na thanë se Naimi është në dhomë. Ai ishte shtrirë në shtrat, kishte disa sende ushqimore në tavolinë dhe kishte porositur edhe drekën. Nga habia menduam se ishte i frikësuar, dhe kjo është mënyra si e përjeton situatën,” tha ai.

Ademaj tregoi se Murseli nuk kishte dashur të shkonte në morg për të parë trupin e bashkëshortes.

“I thashë Naimit a mundemi me shku në morg me e pa Liridonën. Ai më tha ‘jo, nuk na lejohet’. Pas 10 minutash e kam thirrur vetë spitalin dhe u kam thënë se jam vëllai i Liridonës dhe nëse janë kryer të gjitha procedurat, a mund të vijmë me pa trupin. Kemi shkuar në morg, me ne erdhi edhe Naimi me shoferin e tij. Mjeku na tha ‘nëse keni problem, mos hyni’. Aty Naimi tha ‘kam problem me zemër dhe nuk e di a mund ta shoh’. Djali i agjës insistoi që Naimi të vinte. Ai erdhi deri te dera, e pa prej dere dhe nuk hyri brenda”, tha ai.

Ai tha se edhe në vendin e ngjarjes Murseli kishte dhënë deklarata kontradiktore.

“Kur kemi shkuar në vendin e ngjarjes, me ne ishte Naimi dhe shoferi i tij. Aty deshëm të dimë se si ka ndodhur. Naimi filloi ta shpjegojë ngjarjen. Na tha se ka dalë nga ana e djathtë. Pastaj tha: ‘Jo, nuk e di a nga ana e djathtë apo e majtë’. Prapë nuk deshëm të dyshonim dhe jemi nisur për në Gjakovë. Pas nesh erdhi edhe Naimi”, tha ai.

Sipas tij, sjellja e Murselit gjatë ceremonisë mortore ishte e ftohtë dhe pa ndjeshmëri.

“Gjatë varrimit ajo që binte në sy më së shumti ishte qetësia e Naimit së bashku me Kushtrimin. Jo nga mërzia që prisnim ne të qanin, por rrinin shumë të ftohtë, po ashtu edhe në raport me mediat që ishin prezent”, tha ai.

Ai tregoi edhe për reagimin e menjëhershëm të familjes pas arrestimit të të dyshuarve.

“Nuk kaluan 30 minuta dhe pamë në gazetë se ishte arrestuar Granit Plava. Pas pak minutash morëm vesh edhe për arrestimin e Naim Murselit, pastaj edhe të Kokallës. Për ne ishte tronditës fakti që dyshimet tona u vërtetuan. Por mendja nuk na lejonte të besonim se ky krim ka ardhur nga Naim Murseli”, tha ai.

Ademaj tha se pas kësaj, familja kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të Liridonës.

“Të njëjtën natë kemi shkuar në polici dhe u thamë se Liridonën do ta zhvarrosim sonte. Policia na tha se është mirë të merret vendimi nga Gjykata. Të nesërmen, dalja ime në media i dha një zë shumë të fuqishëm rastit dhe e bëri më të lehtë zhvarrosjen e motrës sonë. E kemi zhvarrosur në praninë e policisë dhe mjekëve dhe e kemi rivarrosur në fshatin Rracaj, ku edhe hapëm të pamen për të pritur njerëz nga i gjithë populli shqiptar”, tha ai./Gazeta Express

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *