“Regjimi komunist në Shqipëri shpalli barazinë gjinore si një nga shtyllat themelore të ndërtimit të socializmit,” u theksua në nisje të diskutimit. Megjithatë, siç u tha në studio, pas fasadës së një shoqërie të barabartë gjinore, fshihej një realitet tjetër: gratë inkurajoheshin të merrnin pjesë në jetën ekonomike dhe politike, por kontrolli mbi trupin e tyre, seksualitetin dhe jetën private ishte absolut dhe i padiskutueshëm.
