Mimoza Ahmeti e përshkroi këtë fenomen me referenca të qarta psikoanalitike, duke sjellë në vëmendje edhe teorinë e Sigmund Frojdit mbi seksualitetin dhe represionin.

“Frojdi e ka thënë që njeriu seksualizohet kaq shumë nga represioni social, nga ajo që ‘duhet, duhet, duhet’. Ndoshta, nga kjo pikëpamje, në komunizëm ka pasur më shumë akte ngaqë ishin të frustruar,” u shpreh Ahmeti. “Njeriu mund të bëjë një akt seksual kundër represionit, s’e kishte ndër mend, por e bën për të thënë ‘unë jam’. Është si një akt identiteti.”

Poetja theksoi më tej se një seksualitet i shëndetshëm nuk është as rutinor, as rebelues, por lind nga dëshira e pastër dhe e lirë. Ajo e ilustroi këtë me një batutë karakteristike të saj, që shkaktoi edhe të qeshura në studio:
“Tani mund të them që maçokët e lagjes sime bëjnë më shumë seks se banorët e pallatit.”

Sipas Ahmetit, ky është një tregues i qartë i asaj që po ndodh sot: në një shoqëri që pretendon të jetë më e lirë, shqiptarët janë më të tërhequr dhe më të distancuar emocionalisht e seksualisht se më parë. Sipas saj, ky është rezultat i një shoqërie që i është dorëzuar pasigurisë emocionale dhe përhumbjes digjitale, ku lidhjet fizike e shpirtërore janë zëvendësuar nga imazhet, performanca dhe “klikimet”.

Në përfundim, Ahmeti bëri thirrje për një rishikim të mënyrës si e konceptojmë lirinë, trupin dhe dashurinë në epokën moderne, duke theksuar se liria e vërtetë nuk vjen nga ndarja me të shkuarën, por nga përballja e sinqertë me të dhe me vetveten.

Një diskutim që hapi shumë reflektime, duke sfiduar narrativat tradicionale për periudhën komuniste dhe duke nxjerrë në pah një dimension shpesh të heshtur: seksualitetin si formë rezistence dhe identiteti në një shoqëri të mbyllur.

Do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Mali i Zi mesazh SPAK-ut, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë dënohet me 10 vite burg; duhet të kthejë paratë e vjedhura

Vendimi shënon një precedent të rëndësishëm në rajon për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, në kontrast të plotë me Shqipërinë, ku pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe BE,…

15 vjeçari pa ndjenja në Tiranë, urgjenca 127 udhëzon qytetarët si të bëjnë masazh kardiak nga telefoni dhe i shpëtojnë jetën (NGJARJA)

Një 15 vjeçar është sot në jetë falë ndihmës së shpejt që i kanë dhënë disa qytetarë të rastit, të cilët e kanë parë pa ndjenja dhe…

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka apeluar për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke theksuar rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe atyre organike….

Dëshmia e shkrimtarit: drejtues televizioni dhe 5 milion euro në 10 vjet, për tu konvertuar ortodoks pro grek

Gati një vit më parë, mu ofruan 5 milionë euro. Pagesa do të bëhej në këste brenda një dhjetvjecari. Po ashtu një vend pune si drejtues emisioni…

Deklarata të forta nga Greqia, politikania: Edi Rama u dërgua në Harvard me bursë nga fondacioni grek! E zgjodha unë, kam bërë shumë gabim

Media greke “Protothema” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i referohet një deklarate të bërë nga ish-deputetja e Demokracisë së Ren, Niki Tzavella, lidhur…

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha ka bere me dije se nje ish-deputet i Kuvendit te Shqiperise merr 2 milion e 600 mije leke pension

Shifër tronditëse që ndez debat publik! Specialisti i çështjeve të pensioneve, Kujtim Hoxha, ka deklaruar se një ish-anëtar i Kuvendit të Shqipërisë përfiton një pension mujor që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *