Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka trajtuar në detaje përshkallëzimin e fundit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke ngritur alarmin për implikimet e gjera të këtij tensioni.
Ambasadorja Peleg theksoi se kërcënimi që buron nga Irani nuk është i kufizuar vetëm brenda kufijve të Izraelit, por përkundrazi, ajo e portretizoi si një rrezik që prek të gjithë komunitetin ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
