Duke iu referuar drejtpërdrejt mundësisë që Irani të ndërmarrë një sulm ndaj Shqipërisë, ambasadorja u shpreh se kjo nuk do të ishte një skenar i pamundur nëse Teherani do të kishte kapacitetet e nevojshme për ta realizuar. Sipas saj, Shqipëria, si çdo vend tjetër në botë, është e ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme që mund të vijnë nga Irani.

Ajo solli në vëmendje sulmin kibernetik të disa viteve më parë si një shembull konkret të metodave që Irani mund të përdorë për të destabilizuar ose kërcënuar shtete të tjera. Peleg paralajmëroi se asnjë shtet nuk është imun ndaj kërcënimeve të Iranit, të cilat mund të marrin forma të ndryshme.

“Shikoni, nuk është nevoja që Shqipëria të bombardohet nga Irani. Nëse ata arrijnë kapacitetin, ju kërcënojnë. Mjafton t’ju kërcënojnë. Para dy vitesh e gjysmë, ose tre, ju sulmuan kibernetikisht dhe u përpoqën të shkatërronin shërbimet tuaja digjitale. Nëse mund t’ju kërcënojnë në mënyra të ndryshme për të ndikuar në qëndrimet tuaja në çështje të ndryshme, ata mund ta mbajnë gishtin në këmbëz dhe t’ju vënë në presion. Dhe pyetja është çfarë do të bëni ju? Nëse Izraeli është objektivi i Iranit, pse Irani po zhvillon raketa balistike që shkojnë dy herë më larg se Izraeli? Qartazi, kjo do të thotë se Izraeli nuk është synimi i tyre i fundit. Edhe Shqipëria mund të jetë në rrezik”, – argumentoi ambasadorja Peleg.

Më tej, ambasadorja Peleg shpjegoi se nëse Irani do të arrinte të zhvillojë kapacitete të avancuara balistike apo bërthamore, këto mundësi do të shërbenin si mjete presioni ose shantazhi ndaj shteteve që nuk konsiderohen aleatë të Teheranit. Ajo theksoi se rreziku iranian është më i gjerë sesa mund të perceptohet fillimisht.

“Nuk është vetëm Perëndimi në rrezik nga ky shtet. Çdo shtet mund të kërcënohet nga ky regjim nëse ai ka mjetet. Prandaj, qëllimi është që ai regjim të mos i ketë këto kapacitete”, – u shpreh ajo.

Në lidhje me operacionin ushtarak të Izraelit kundër Iranit, ambasadorja Peleg konfirmoi bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar marrëdhëniet e mira dhe mbështetjen e marrë përmes furnizimeve të ndryshme. Ajo deklaroi se Izraeli ishte në krye të këtij sulmi, duke lënë të hapur mundësinë e bashkimit nga partnerë të tjerë.

E pyetur nëse eliminimi i liderit suprem të Iranit ishte pjesë e objektivave ushtarake të Izraelit, ambasadorja e përjashtoi këtë si një qëllim të drejtpërdrejtë. Megjithatë, ajo nuk e përjashtoi mundësinë që një gjë e tillë të ndodhte si një efekt anësor i operacioneve ushtarake.

“Eliminimi i liderit suprem të Iranit nuk është një prej objektivave të përcaktuara në këtë sulm. Objektivat janë ushtarakë. Qëllimi, siç ju thashë, është të shkatërrojmë mundësitë e tyre për pasurimin e uraniumit dhe kapacitetet e tyre balistike. Por megjithatë, nëse gjatë rrugës ndryshon diçka, mendoj se do të ishte një bonus, jo vetëm për Izraelin dhe pjesën tjetër të botës, por edhe për vetë iranianët. Megjithatë, ky nuk është një prej objektivave tona,” – përfundoi ambasadorja Galit Peleg.

Related Posts

Deri në vdekje bashkë?” – Flet tezja e Brikenës, mesazh i fortë për Mateon që po bën xhiron e rrjetit! (Video)

Hyrja e Klodi Dedjës në “Ferma VIP” ka trazuar menjëherë atmosferën, duke sjellë tension që në minutat e para. Me një stil provokues dhe të drejtpërdrejtë, ai…

Nata e fundit në Big Brother? Veprimi i Brikenës prek zemrat e fansave (Video)

Hyrja e banorit të ri, Klodi Dedja, në “Ferma VIP” ka trazuar menjëherë atmosferën, duke sjellë tension që në minutat e para. Me një stil të drejtpërdrejtë…

Mimoza Ahmeti përplaset me banorin e ri të “Ferma VIP”

Hyrja e banorit të ri, Klodi Dedja, në “Ferma VIP” ka shkaktuar menjëherë trazira në shtëpi, duke e prishur qetësinë që kishin ndërtuar banorët deri më tani….

E TURPSHME/ Dy javë pasi u hap për qarkullim, vidhen fugat metalike të Urës së Milotit

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Miloti, ku fuga metalike të një ure janë dëmtuar gjatë një tentative për grabitjen e tyre. Dyshohet se autorët synonin…

Habit gjinekologia: Vajzat 26 vjeç po kalojnë në menopauzë. Është ulur pragu i..

Sipas mjekes obstetër-gjinekologe, Dr. Enriketa Kroi, është vërejtur një fenomen shqetësues vitet e fundit, ku vajza të reja, madje edhe në moshën 26-vjeçare, po përballen me menopauzë…

Kjo është data kur dalin pensionet me shtesën prej 150€

Në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për zbatimin e një pakoje të re të rimëkëmbjes ekonomike, e cila synon të mbështesë kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë përballë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *