Shqipëria, një nga vendet më të izoluara të Europës për rreth gjysmë shekulli, kaloi përmes një prej diktaturave më të egra dhe më të gjata të kontinentit. Pushteti absolut që Partia e Punës e Shqipërisë (PPSh) ushtroi mbi popullin shqiptar nuk buronte vetëm nga dhuna, terrori dhe propaganda, por edhe nga një faktor tjetër thelbësor: nivel jashtëzakonisht i ulët arsimimi i atyre që e morën drejtimin e vendit pas Luftës së Dytë Botërore.
