Deputeti Mergim Lushtaku ka propozuar t’i bëhet testi i drogës kryeministrit të Kosovës dhe dy ministrave.
Duket se Lushtaku ka marrë shkas nga kapja me drogë e asambleistit të VV-së në Prishtinë, Bensik Mujeci, shkruan Jepi zë.
Lushtaku përmes një postimi ka shkruar se VV është lëvizje për shkatërrim dhe degjenerim.
Postimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje në lëvizje për shkatërrim e degjenerim!
Pazare me miell, vaj e së fundmi edhe me drogë.
Propozoj që Albinit, Albulenës e Xhelalit t’i bëhet testi i drogës, e të mos çuditemi nga veprimet e tyre të shfrenuara, duke pas parasysh që mund të jenë nën efektin e ekstazisë.
Mergim Lushtaku