Kamberi: Asnjë shqiptar i Luginës nuk pajtohet me qasjen e Arifit ndaj Kurtit

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi për CNN ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përpiqet të jetë Zelensky i Ballkanit.

“Ai përdor argumentin e shtetit ligjor në mënyrë retorike dhe populiste. Ai dëshiron të jetë Zelensky i shqiptarëve”, u shpreh Arifi derisa shton se mënyra më e mirë që të përmirësohet situata është që Kurti të bëjë atë që kërkojnë aleatët perëndimorë: të punojë për të krijuar një “Asociacion të Komunave me shumicë Serbe” në veri të Kosovës, raporton Indeksonline.

Lidhur me këtë qasje të Arifit ndaj Kurtit ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Ai thotë se me këtë qasje që të të parit të Preshevës kundrejt Kosovës asnjë shqiptar i Luginës së Preshevës nuk pajtohet.

“Kritikat e e paargumentuara të të parit të Preshevës harrojnë apo mohojnë faktin se ishte autokrati Vuçiq ai i cili pas takimit të Ohrit deklaroi se “nuk ka nënshkruar se i dhemb dora e djathtë” dhe se kjo do të zgjasë për “katër vitet e ardhshme”. Ai shkon aq larg saqë akuzon kryeministrin e Republikës së Kosovës se nuk po e krijon “asociacionin e komunave me shumicë serbe” pa kërkuar as dhe një kusht të vetëm për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me dekada është diskriminuar nga Beogradi.

Është e dhimbshme aq sa edhe e dëmshme që në artikullin më pozitiv të mundshëm për Kosovën, në një prej mediumeve më të mëdha botërore, komenti më negativ për Kryeministrin e Kosovës vjen nga një shqiptar i Luginës së Preshevës. Me këtë qasje të të parit të Preshevës kundrejt Kosovës jam i bindur që asnjë shqiptar i Luginës së Preshevës nuk pajtohet”, thotë Kamberi.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *