Ish-ministrja Majlinda Bregu ka marrë zyrtarisht detyrën e Komisioneres, në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin, të ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Lajmin e ka ndarë vetë Majlinda Bregu ku shkruan se “së bashku me figura të njohura nga politika, shkenca dhe mjekësia europiane, do të punojmë për të ndërtuar politikat që Europa ka urgjentisht nevojë për të përballuar rreziqet dhe krizat e reja që po na prekin gjithnjë e më shumë”.
