“Jam e nderuar të ndaj lajmin se i jam bashkuar Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin (PECCH), të krijuar nga OBSH/Europa, në cilësinë e Komisioneres”, ka shkruar sot Bregu në postimin ku ka bërë me dije këtë lajm.
Ky Komision i pavarur këshillimor synon të adresojë ndikimet që ndryshimet klimatike, rritja e temperaturave, ndotja e ajrit dhe ujit, sigurinë ushqimore, si dhe fenomenet ekstreme natyrore si tërmetet dhe përmbytjet etj, kanë mbi shëndetin tonë.