Besnik Berishës i vazhdohet masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, paraburgimi 5 të dyshuarve tjerë, e njërit arresti shtëpiak

Ferizaj- Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim, me të cilin ua ka vazhduar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, avokatit Besnik Berisha, arrestin shtëpiak të dyshuarit Ismet Salihu, si dhe masën e paraburgimit pesë të dyshuarve tjerë Nexhat Xhafa, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refik Cakolli dhe Adonis Salihu.

Vendimi ndaj shtatë të dyshuarve është marrë të martën, nga gjyqtari i procedurës paraprake, Sahit Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ata dyshohen për “ushtrim ndikimi”, “pengim i procedurës penale” dhe “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Në vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se refuzohet kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e datës 14 korrik 2023, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Besnik Berisha dhe të njëjtit i caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Kjo masë, avokatit Berisha do t’i llogaritet nga 13 korriku 2023 deri më 12 gusht 2023.

Sipas aktvendimit të marrë më 8 gusht 2023, është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj e datës 14 korrik 2023, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Ismet Salihu. Andaj, Gjykata të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Të dyshuarit Salihu, kjo masë do t’i llogaritet nga 13 korriku 2023 deri më 12 gusht 2023, si në aktvendimin e 16 korrikut 2023.

Kurse, të dyshuarve Nexhat Xhafa, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refik Cakolli dhe Adonis Salihu, iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të njëjtëve, masa e paraburgimit do t’iu llogaritet nga 13 korriku 2023 deri më 12 gusht 2023, si në aktvendimin e 16 korrikut 2023.

Pesë të lartpërmendurve, masa e paraburigmit iu caktua konform nenit 184, par.1, nënpar 1.1. dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Në arsyetimin e vendimit, thuhet se në seancën dëgjimore, prokurori Rasim Maloku ka mbetur në tërësi pranë kërkesës mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të pandehurve, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase.

Në anën tjetër, mbrojtësit e të pandehurve, avokatët Skender Musa, Fitim Shabani, Fehmije Gashi-Bytyqi, Nusret Islami, Florim Shefqeti dhe Hysnije Hashi, kanë kundërshtuar në tërësi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të mbrojturve të tyre, duke konsideruar se kërkesa është e pabazuar dhe se nuk ekziston dyshimi i bazuar se të mbrojturit e tyre kanë kryer veprat penale të cilat dyshohen se i kanë kryer. Avokatët kanë propozuar që ndaj të mbrojturve të tyre të caktohet ndonjë nga masat alternative me ligj.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *