Pas 7 muajsh zvarritje, Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes “Partizani”, duke shënuar nisjen e përballjes së parë me drejtësinë të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Fjorela Davidhi, duke i hapur rrugën gjykimit për dosjen e ish-klubit sportiv “Partizani”.
