Avokatët e të pandehurve bënë një përpjekje të fundit për ta shtyrë sërish seancën, duke kërkuar pavlefshmëri të vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Davidhi. Asnjë nga të pandehurit nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Berisha ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij Malltezi është nën “arrest shtëpie” për akuzat “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.