Në një deklaratë gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë, Linda Rama u shpreh se ishte e emocionuar për mbështetjen që shqiptarët në 11 maj i dhanë kryeministrit Edi Rama, duke i besuar mandatin e katërt radhazi, në drejtimin e vendit. Ajo tha se ndjen përgjegjësinë për këtë besim dhe e përjeton si një lidhje simbolike mes brezave.
“Edi është në mandatin e tij të katërt. Jam entuziaste dhe e prekur, e mallëngjyer, sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj që ëndërruam në 1992: që ta bënim Shqipërinë si e gjithë Europa”, u shpreh ajo.
