Linda Rama theksoi se shqiptarët vazhdojnë të besojnë në këtë ëndërr dhe se mbështetja për një tjetër mandat është dëshmi e këtij vizioni të përbashkët.
“Shqiptarët vazhdojnë të ëndërrojnë Shqipërinë në Europë, ndaj mbështetën Edin në një mandat të fortë. Ia besuan një mandat tjetër,” tha ajo.
Duke folur për ndjesinë personale që e shoqëron këtë moment politik, Linda Rama tha se ndjen peshën e madhe të përgjegjësisë për të mos zhgënjyer ata që besuan në këtë rrugëtim.
“Ndjej peshën në shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që i dhanë mbështetje. Misioni ynë është të përfundojmë procesin, që fëmijët tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi,” përfundoi ajo.