E rëndë në Korçë/ Burri i pret këmbët gruas me motosejkë dhe godet djalin në kokë

Ngjarje e rëndë në Korçë. Burri tenton ti presë këmbët gruas me motosejkë, më pas qëllon edhe djalin në kokë. Nënë e bir kanë përfunduar në spital, ndërsa burri është ngujuar në banesë dhe i bën rezistencë policisë duke qëlluar drejt saj.

Policia Korçë informon se ‘shërbimet e Policisë, janë njoftuar se në fshatin Qesarakë, Maliq, Ramiz Muçollari, 62 vjeç, kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar Ramiz Muçollari, i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me Ramiz Muçollarin që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi Ramiz Muçollari, vuan nga probleme të shëndetit mendor.Operacioni për kapjen e tij, po vijon’.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *