Hithra (latinisht: Urtica dioica, familja Urticaceae) Së pari duhet të dini që të gjitha bimët mjeksore dhe kulturat eterovajare kanë veprim të ngadaltë trupin e njeriut. Shumica e tyre nuk kamë veprime ansore. Përdorimi i Hithtës: Hithra përbëhet nga gjethet e thara të saj dhe rrënjët. Gjethet e hithrës përdoren kundër anemisë, për ndalimin e hemorragjisë, si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, për shtimin e qumështit tek gratë me fëmijë në gji, si mjet diuretik i lehtë në pezmatime të rrugëve të urinës, në edema dhe në reumatizëm, si mjet ndihmës në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit, në formë çaji kur organizmi ka nevojë për vitamina, si perime kundër anemisë si dhe për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve. Hithrat e freskëta, të rritura, përdoren në reumatizëm si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë (veprimi djegës dhe kruajtës). Gjethet si masë përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemës etj. Grimcat e thara, si dhe ekstraktet e fituara nga bima e njomë, por me ngrohje, nuk kanë veti djegëse. Këtë veti e ruajnë ekstraktet alkoolike që fitohen nga bima e freskët. Hithra përdoret për ndalimin e hemorragjisë, kundër anemisë, ndihmon në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, në formimin e dhe sekretimin e qumështit. Këshillohet dhe si mjet diuretik në edezma dhe pezmatime të rrugëve të urinës dhe rumatizmës. Vepron si mjet ndihmës edhe në sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit. Njihet si bimë e pasur me shumë vitamina, prandaj këshillohet në formë çaji kur organizmi ka nevojë për vitamina. Hithrat e reja mund të përdoren si perime për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve, si dhe kundër anemisë. Hithrat e freskëta dhe të rritura, përdoren në reumatizëm, si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë. Përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemave. Përgatitja: Një luge supe me gjethe ose rrënjë të grimcuar zhytet në një gotë me ujë, zihet 5 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet. Merren 1-3 doza të tilla në ditë. Mund të përdoret në kohën që gjethja është e gjelbërt edhe në këtë mënyrë: Merren gjethet jeshile dhe pasi të shpërlahen hidhen në një gotë me ujë në mbrëmje. Mbulohen dhe uji i gjetheve pihet esëll në mëngjes pastaj ndrrohen gjethet mbushet gota përsëri me ujë dhe pihet një orë para gjumit. Kjo përdoret për periudhën e vegjetacionit. Në rastet e tjera përdoret e thatë gjatë vjeshtës dhe dimrit. Rrënjët zihen 3 deri 5 minuta kullohen dhe pihen të ëmbëlsuara me mjaltë.

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *