Hithra
(latinisht: Urtica dioica, familja Urticaceae)
Së pari duhet të dini që të gjitha bimët mjeksore dhe kulturat eterovajare kanë veprim të ngadaltë trupin e njeriut. Shumica e tyre nuk kamë veprime ansore.
Përdorimi i Hithtës:
Hithra përbëhet nga gjethet e thara të saj dhe rrënjët. Gjethet e hithrës përdoren kundër anemisë, për ndalimin e hemorragjisë, si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, për shtimin e qumështit tek gratë me fëmijë në gji, si mjet diuretik i lehtë në pezmatime të rrugëve të urinës, në edema dhe në reumatizëm, si mjet ndihmës në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit, në formë çaji kur organizmi ka nevojë për vitamina, si perime kundër anemisë si dhe për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve. Hithrat e freskëta, të rritura, përdoren në reumatizëm si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë (veprimi djegës dhe kruajtës). Gjethet si masë përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemës etj. Grimcat e thara, si dhe ekstraktet e fituara nga bima e njomë, por me ngrohje, nuk kanë veti djegëse. Këtë veti e ruajnë ekstraktet alkoolike që fitohen nga bima e freskët.
Hithra përdoret për ndalimin e hemorragjisë, kundër anemisë, ndihmon në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, në formimin e dhe sekretimin e qumështit. Këshillohet dhe si mjet diuretik në edezma dhe pezmatime të rrugëve të urinës dhe rumatizmës.
Vepron si mjet ndihmës edhe në sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit. Njihet si bimë e pasur me shumë vitamina, prandaj këshillohet në formë çaji kur organizmi ka nevojë për vitamina.
Hithrat e reja mund të përdoren si perime për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve, si dhe kundër anemisë. Hithrat e freskëta dhe të rritura, përdoren në reumatizëm, si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë. Përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemave.
Përgatitja:
Një luge supe me gjethe ose rrënjë të grimcuar zhytet në një gotë me ujë, zihet 5 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet. Merren 1-3 doza të tilla në ditë.
Mund të përdoret në kohën që gjethja është e gjelbërt edhe në këtë mënyrë: Merren gjethet jeshile dhe pasi të shpërlahen hidhen në një gotë me ujë në mbrëmje. Mbulohen dhe uji i gjetheve pihet esëll në mëngjes pastaj ndrrohen gjethet mbushet gota përsëri me ujë dhe pihet një orë para gjumit. Kjo përdoret për periudhën e vegjetacionit. Në rastet e tjera përdoret e thatë gjatë vjeshtës dhe dimrit. Rrënjët zihen 3 deri 5 minuta kullohen dhe pihen të ëmbëlsuara me mjaltë.
Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…
A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…
Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…
Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…
A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…