Burime të afërta me kreun e PD bëjnë me dije se Sali Berisha pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me një senator amerikan. Ky takim pritet të shërbejë si një sinjal i fortë për “rënien” de facto të “non gratës” dhe rehabilitimin diplomatik të liderit të opozitës shqiptare.
