Një zhvillim i tillë do të përbëjë një goditje të rëndë për Edi Ramën në skenën politike shqiptare dhe pritet të rrisë ndjeshëm frymën e mbështetjes për Partinë Demokratike në prag të zgjedhjeve.

Në përfundim, përpjekjet e Sali Berishës për të pastruar imazhin e tij ndërkombëtar janë në një fazë kritike dhe lëvizjet e tij në ditët në vijim pritet të kenë ndikim të madh në dinamikën politike të vendit.

Zbulohen të tjera detaje nga kontrata e lobimit të Berishës…

Sali Berisha është gati të paguajë miliona për të hequr “non gratën”, edhe pse nuk ja doli dot ta heqë para zgjedhjeve, kreu i PD synon ta realizojë atë në javët apo muajt në vijim dhe i ka hyrë fort lobimit.

Ai ka lidhur një kontratë me Continental Strategy, ku do t’i paguajë 6 milionë dollarë në dy vite, kontrata kjo më e shtrenjtë e lobimit e firmosur ndonjëherë nga një parti shqiptare.

Por kush janë njerëzit që ka gjetur Berisha për të lobuar te sekretari Rubio, me shpresën se do t’i hiqet damka e korrupsionit?

Carlos Trujillo

Kompania “Continental Strategy” u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën e tij të parë si ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie Wiles, vajzën e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump. Kjo e fundit ka qenë bashkë me LaCivita pjesë e ekipit të fushatës.

Miq të Trump dhe LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po

Susie Wiles-LaCivita

Disa ditë më pas, Continental kontraktoi Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si një partner menaxhues për të ndihmuar në rritjen e mëtejshme të Continental.

Miq të Trump dhe LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po

Alex Garcia

Ndërkohë, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar firma punësoi zëvendës drejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.

Pra, duket se Berisha ka gjetur njerëz shumë të afërt me Trump dhe Rubion, me shpresën se ata do të lobojnë në DASH për të zhbërë vendimin e Blinken. Por pyetja që ngrihet është: Ku i gjen Berisha kaq shumë para? Në kontrata futet emri i një personi nga Tropoja, por zor se dikush e kapërdin. Nuredin Seci që del garantor, rezulton prej 30 vitesh si sportist dhe trajner i ekipit të Alpinizmit Valbona. Pra ku burojnë milionat?

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *