do_shortcode('[rt_reading_time]')

Revolta e Reshat Arbanës, me ata që duan ndalimin e filmave shqiptarë: Ç’të shohim o të çmendur, degradimin e sotëm?

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 1 min.

Aktori i njohur Reshat Arbana, reagoi disa kohë më parë, pas debatit për ndalimin e filmave të bërë në kohën e komunizmit.
“Pse na pyesni ne, përgjigjja jonë, pak a shumë, dihet. Pyesni njerëzit e thjeshtë, ata që i shohin filmat përditë… një herë, pesë, dhjetë…

Ky vend ka probleme aq të mëdha sa është vërtet e turpshme të merresh me diskutime të tilla.
Pse nuk merren me gjëra të rëndësishme këta njerëz, por shpikin debate të kota që nuk i vlejnë askujt, për çfarë e bëjnë, për të çorientuar njerëzit?!

Ku e kanë hallin? Çdo ditë po shohim në televizor lloj-lloj emisionesh të pavlera që nuk i hyjnë në punë askujt.
Debate pa interes për të mbushur orët.
Çfarë duhet të shohim e të dëgjojmë tani ata njerëz që dalin e na tregojnë se si të bëjmë seks?!

Se tani u bëka seks edhe treshe, edhe katërshe edhe me dhjetë vetë?!
Çfarë janë këto idiotësira!?
Nuk e meritojnë vëmendjen tonë këta njerëz, jo.
Askujt nuk i bie ndër mend komunizmi, ç’është kjo frikë absurde që do të rikthehet.
Unë kam bërë 40 filma në atë kohë, pa u paguar.

Sot marr para edhe vetëm për një rol, as që i krahasoj kohët.
Nuk duhet abuzuar me këtë. Tani ngrihen ca të mençur që na japin mend”, thotë aktori i njohur, i cili vijoi:

“Kush jemi ne? Nga vijmë? Këta duan të na lënë pa kujtime, pa dëshmorë, pa mite.
Nuk dua ta zgjas më këtë bisedë, sepse ju thashë që nuk meritojnë kaq shumë vëmendje, por dua ta mbyll duke cituar Skënder Luarasin që thotë: “E gjithë bota i krijon heronjtë nga balta, ndërsa ne i kemi dhe duam t’i fshijmë”.

Related Posts

Arrihet marrëveshja, 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe…

Termometri shënon -3 gradë, Italia zbardhet nga bora në gusht

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë….

Safet Gjici në burg dhe Alma në ‘’arrest shtëpie”, qentë endacakë ‘pushtojnë’ Kukësin…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për…

“Ju prezantoj me anëtarin e ri të familjes”, Ardit Gjebrea poston foton: Është një dashuri

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea na ka prezantuar me anëtarin më të ri të familjes. Me anë të një postimi moderatori shumë…

Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Të shtunën u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin….

Diola: Ngela shtatzënë herën e tretë pasi provova vajin e kanabisit

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Diola Dosti ishte e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi”, ku është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit medicinal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *