Zana Avdiu, aktiviste e njohur për të drejtat e grave, ka ngritur një debat të fortë në opinionin publik, duke e quajtur padrejtësi historike faktin që fëmijët zakonisht marrin mbiemrin e babait. Në një deklaratë të fundit, ajo ka kërkuar që kjo praktikë të ndryshojë dhe që mbiemri i nënës të jetë ai që duhet të trashëgohet nga fëmijët.
