Aktorja e mirënjohur shqiptare, Hajrie Rondo mbylli sytë në moshën 66 vjeçare pasi lùftoi prej një kohe të gjatë me sëmundjen e rëndë. Vajza e Hajrie Rondos, Klea Konomi gjatë intervistës tregoi se në momentet e fundit e ëma kishte pasur shumë kurajo dhe e ndjente se do largohej nga kjo botë.
“Ditët e fundit mundoheshim t’i jepnim shpresë dhe forcë duke i thënë që do bëhej mirë, që ka raste të tjera që janë shëruar. Por ajo nuk e besonte.20 ditët e fundit nuk mundesha të ndodhesha pranë saj dhe kur më fliste në telefon e kuptoja që ajo e ndjente se për të nuk kishte më jetë.
Pastaj u dorëzua. 3 ditët e fundit çuditërisht gjeti kurajo, mori vendimet e fundit të jetës pa iu dridhur qerpiku”, tregoi vajza e Hajrie Rondos. Klea u shpreh se pas ikjes së të ëmës qan fshehurazi për të mos mërzitur fëmijët të cilëve u mungon shumë gjyshja.