Një 48-vjeçar nga Çerkezi ka denoncuar në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë 6 persona të tjerë, me të njëjtin mbiemër pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht.
“Më 01.08.2023 në ora 18.00 në SPB Kumanovës, I.J.(58) nga Kumanova ka denoncuar se në afërsi të fshatit Çerkez është sulmuar fizikisht nga Sh.S., F.S., B.S., E.S., S.S. dhe F.S., të gjithë nga i njëjti fshat.
Merren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në buletinin e MPB-së.