Megjithëse kanë kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit ende nuk ka hapa konkretë për formimin e institucioneve. E vetmja lëvizje që ka ndodhur është ajo e krerëve të subjekteve politike opozitare, të cilat kanë zhvilluar një takim. Mbajtjen e një takimi të tillë e konfirmoi për “Gazeta Blic” edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
