Megjithëse kanë kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit ende nuk ka hapa konkretë për formimin e institucioneve.

E vetmja lëvizje që ka ndodhur është ajo e krerëve të subjekteve politike opozitare, të cilat kanë zhvilluar një takim.

Mbajtjen e një takimi të tillë e konfirmoi për “Gazeta Blic” edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

A mund të kemi një Qeveri të opozitës nëse Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë që ka dalë në zgjedhje, nuk arrin t’i bëj numrat.

Në lidhje me këtë temë ka folur për “Gazeta Blic” profesori universitar, Ardian Kastrati.

Kastrati tha se një qeveri e formuar nga partitë opozitare është urgjente dhe e domosdoshme.

Ai potencoi tutje se liderët e partive opozitare duhet të pajtohen urgjentisht për formimin e qeverisë së re.

“Nuk duhet diskutuar nëse një qeveri e opozitës është e nevojshme, ajo është urgjente dhe e domosdoshme. Arsyet dihen, sepse Qeveria Kurti ka shkaktuar dëme të mëdha për Kosovën, duke përfshirë izolimin ndërkombëtar, sanksionet, rënien e ekonomisë dhe rrënimin e perspektivave për të rinjtë, çka ka sjellë shpopullim masiv.Liderët e opozitës duhet të pajtohen urgjentisht për formimin e qeverisë së re” deklaroi Kastrati.

Kastrati tha se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë bërë një opozitë të dobët gjatë katër viteve të fundit dhe se të njëjtit tani kanë mundësi ta rikuperojnë situatën duke bashkëpunuar për krijimin e qeverisë.

“Memli dhe Lumiri kanë bërë një opozitë të dobët gjatë katër viteve të kaluara, duke munguar në shumicën e seancave, gjë që ka rezultuar në një rezultat të dobët në zgjedhje. Megjithatë, tani ata kanë mundësinë të rikuperojnë situatën duke bashkëpunuar për krijimin e qeverisë. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të tregojnë paaftësi dhe frikë për të marrë përgjegjësi shtetërore në një moment kritik për Kosovën, duke i dhënë kështu edhe një shans Kurtit që të vazhdoj të qëndroj në pushtet për të dëmtuar edhe më shumë shtetësinë e Kosovës” tha Kastrati për “Gazeta Blic”.

Ai tha se duke parë situatën e fundit gjeopolitike, Kosova ka nevojë për një qeveri pa Albin Kurtin.

“A do të jetë qeveria e opozitës më e mirë mbetet të shihet, pasi kjo do të varet nga përzgjedhja e individëve dhe ekipit. Shpresojmë pa njerëz të korruptuar dhe të stërkonsumuar politikisht.Megjithatë, është e qartë se, në një moment kur po kalojmë në një periudhë të re të ndryshimeve gjeopolitike dhe krijimit të një rendi të ri botëror, ku mund të preken edhe parimet e Grupit të Kontaktit dhe të Pakos së Ahtisarit, Kosova ka nevojë për një qeveri pa Albin Kurtin” tha profesori universitar, Ardian Kastrati, në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *