Dy luftanije të marinës turke kanë mberritur ne Portin e Durrësit.
Autoriteti Portual Durrës njofton se dy luftanijet e marinës turke, “TCG Bayraktar” dhe “TCG Cezayirli GaziHasan Pasa”, ndodhen të bregëzuara në Portin e Durrësit.
Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës, publikuar në rrjetet sociale, “Anija “TCG Bayraktar”, është pjesë e dy prej anijeve amfibe zbarkuese të klasit “Bayraktar” të marinës turke të ndërtuara në vitin 2017 nga kantieri i Anadollit, për të përmbushur kërkesat operacionale të Komandës së Forcave Detare Turke.