Gruaja e Shalsit blen shtëpi 300 mijë euro. Mister burimi i parave. I biri u pagua nga oligarku i akulloreve Grigor Joti që mbrojti Shalsi në Kuvend dhe iu turr KLSH-së

Eranda Shalsi, gruaja e dytë e Eduard Shalsit, gjatë vitit 2023 ka blerë një apartament dhe garazh me vlerë 300 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë Eranda Shalsi thotë se burimi i parave për blerjen e pasurisë së paluajtshme është ‘të ardhura nga biznesi’.

Në emër të zonjës Shalsi rezulton një biznes (person fizik) që në vitin 2016, me objekt arkitekte dhe auditim i energjisë në ndërtesa.

Në vitin 2023, Eranda Shalsi deklaron të ardhura nga biznesi rreth 18 mijë euro. Në vitin 2016 deklaron rreth 7 mijë euro, në vitin 2017 deklaron 8 mijë euro, në vitin 2018 rreth 23 mijë euro, në vitin 2019 rreth 3.4 mijë euro, në vitin 2020 deklaron 3 mijë euro dhe befas në vitin 2022 deklaron 110 mijë euro.

Edhe pse shuma 110 mijë euro në vitin 2022 është e dyshimtë në raport me të ardhurat modeste të viteve të tjera, të ardhurat nga biznesi nuk justifikojnë blerjen e apartamentit dhe garazhit nga bashkëshortja e Shalsit në vlerën 300 mijë euro.

Por, gjatë vitit 2023, Eranda Shalsi deklaron rreth 150 mijë euro të ardhura nga aktiviteti.

Nuk specifikohet se çfarë aktiviteti ka kryer zonja Shalsi, e cila ka fituar 150 mijë euro brenda vitit. Nuk ka dyshim se këto të ardhura janë ndryshe nga të ardhura nga biznesi si person fizik, por mbetet mister natyra e aktivitetit.

Në vitet e mëparshme, Eranda Shalsi ka deklaruar të ardhura modeste si menaxhere projektesh, si për shembull menaxhere e projektit REEHUB IPA CBC Italy- Albanian-Montenegro.

Dy shuma, 110 mijë euro në vitin 2022 dhe 150 mijë euro në vitin 2023 janë tejet të dyshimta dhe të pazakonta, me të cilat duket se është justifikuar blerja e apartamentit 300 mijë euro.

Shuma prej 260 mijë euro në dy vjet është një indicie e fortë për SPAK për të nisur një hetim, nëse paratë burojnë nga abuzimi i Eduart Shalsit gjatë ushtrimit të detyrës si Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

A e ka blerë Eranda Shalsi apartamentin 300 mijë euro me para që kanë ardhur nga buxheti i shtetit apo kompani që janë favorizuar nga burri i saj si ministër apo si kryetar i Komisionit të Ekonomisë?!

A është financuar Reehub Plus edhe nga paratë e buxhetit të shtetit me ndikimin e Eduart Shalsit?

Shalsi mbrojti akulloret e kontaminuara në konflikt interesi

Eduart Shalsi përdori mandatin e deputetit dhe funksionin si kryetar i Komisionit të Ekonomisë duke ushtruar presion ndaj kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, për një raport të KLSH-së për akulloret.

“Dje është hedhur bombë, shashkë, quajeni si të doni. Ky komision është njohur me diçka. Shashkë apo e vërtetë, nuk di ta them. Këtij komisioni i janë shpjeguar efektet kancerogjene për një lëndë në akullore, e cila nuk është raportuar në vitin 2022 as në vitin 2023 nga KLSH. Për këtë çështje janë alarmuar njerëzit dje. Ne kemi përgjegjësi për të ballafaquar faktet për këtë çështje. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?“, tha Shalsi në korrik 2024, duke iu drejtuar kreut të KLSH-së.

Po pse Shalsi solli çështjen e akulloreve të kontaminuara me oksit eliteni në Komisionin e Ekonomisë, duke iu kundërvënë KLSH që kishte bërë konstatimin?

Djali i Eduart Shalsit me gruan e parë, Patrik Shalsi, është paguar nga një prej oligarkëve të akulloreve dhe përfituesve të parave publike, Grigor Joti.

Në vitin 2020, Patrik Shalsi deklaron të ardhura nga paga si asistent menaxher pranë kompanisë Inter Distribution Services  sh.p.k.

Pas kompanisë Inter Distribution Services, me objekt importim, eksportim dhe tregtim me shumice dhe pakice te produkteve dhe artikujve te ndryshem ushqimore etj., qëndron oligarku Grigor Joti, i cili si mos të mjaftonin miliona euro para publike, nisi të helmonte edhe fëmijët me akullore të kontaminuara me oksit eliteni.

Bëhet fjalë për çokollatat dhe akulloret SNICKERS, TWIX, MARS, M&M dhe BOUNTY të cilat se në disa lote të tyre rezultuan se përmbajnë elemente kancerogjenë që dëmtojnë jetën e shqiptarëve.

Këto produkte në Shqipëri i importon fima INTERBRANDS SH.P.K. e cila rezulton të jetë në pronësi të grupit INFOSOFT, i drejtuar pikërisht nga biznesmeni Grigor Joti, i cili paguante djalin e Eduart Shalsit. Ky i fundit, duke përdorur mandatin e deputetit për interesat familjare, iu turr KLSH se pse hapi çështjen e akulloreve të kontaminuara.

Related Posts

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut: Parlamenti t’i heqë imunitetin

SPAK i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut që ti hapë rrugën arrestimit. Shtohen akuzat ndaj zëvendëskryeministres që vazhdon të mbajë postin nën mbështetjen…

E papritur! Metereologet paral*jmerojne! Nata e Vitit te Ri me borë! Moti do cmendet, ja parashikimi

Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare. Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një…

Tr*nditet perseri vendi, pl*goset me th*ke ne mes te shkolles 15 vjecari

Një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar në Sarandë. Policia tha se ngjarja ndodhi në ambientet e një shkolle…

Enada Hoxha i jep mesazhin e forte gruas qe i mori burrin: Do doja shume..

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, koreografi dhe balerini i njohur Gerd Vaso, artistja e njohur Enada Hoxha ka folur për herë të parë në…

TR*NDITET PD, JEP DORËHEQJEN NJERIU I RENDESISHEM

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike, një zhvillim që ka shkaktuar lëkundje të forta brenda strukturave të partisë. Dorëheqja u…

“Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri – 20°C”

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka thënë se do të ketë mjegull edhe në ditët në vijim. Ai përmes një postimi në Facebook, ai…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *