Kryeministri Edi Rama ka treguar një rast kur mjekët ne Shqiperi i thanë se djali i tij ishte me kancer.
Rama tregoi historine e vecante me Gregun kur ai ishte 15-vjeç, mjekët ia thanë të birit që ‘ka vdekjen në trup’ (kancer), me pas Gregu luftoi “dhembe per dhembe” dhe arriti qe ta mposhte semundjen e rende.
“Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin (Gregun) ishte atë kohë 15 vjeç. Mjeket ne Shqiperi ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash djalit…
-“Më lër të bëj punën time”, -tha mjekja, u ul përballë Gregut dhe i tha: “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh. Prandaj behu i forte dhe lufto qe ta mposhtim kancerin“, tregon Rama.