Rritja galopante e turizmit në Shqipëri po shoqërohet me një “bum” të madh te ardhurash në tregun e shtepive me qira ditore.
Për shkak të fluksit të lartë turistik, në Shqipëri për një periudhë 4 vjeçare janë 10-fishuar numri i shtepive me qira ditore, pra kërkesa u rrit me 543% dhe aktualisht vendi ynë me vështirësi po e përballon këtë fluks të lartë turistësh ku pothuajse të gjitha vendet akomoduse nga veriu në jug janë të rezervuara.
Para 4 vitesh ishin 4.663 shtepi me qira ditore, këtë vit ka shkuar në 47.794 banesa qe perdoren si biznese ne te gjithe vendin. Të dhënat tregojnë se në krye të tregut të qirave afatshkurta në Shqipëri qëndron Vlora.
‘Qyteti i Flamurit’ ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme të apartamenteve që listohen në ‘AirBnB’ duke regjistruar më shumë se 7,000 apartamente të disponueshme me qira gjatë vitit të kaluar, ose 77% më shumë se në 2019-ën.