Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku inspekton punimet në aksin Palasë-Dhërmi, segmenti 2, i cili pritet të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve brenda pak ditëve.
Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se punimet po ecin me ritme të shpejta, në mënyrë që rruga të vihet në përdorim të pushuesve.
“Këtu punohet me ritme të shpejta pasi ne duam që ta hapim gjatë këtij sezoni. Pjesa e trasesë që duket jashtë projekti është një pjesë që ne e kemi punuar dhe e kemi bërë gati për të bërë pedonalen, aty ku të gjithë mund të shëtisin gjatë ditës apo natës, duke pasur parasysh që dhe njerëz që duna të bëjnë sport, të bëjnë vrap, por edhe një korsi biçikletash për të gjithë ata që dëshirojnë që ta bëjnë këtë pjesë që është panoramike edhe me biçikletë”, theksoi ministrja.