Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare ish-kryebashkiaku i Tiranës, Tomor Malasi i cili do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 13:00, në varrezat e Sharrës.
Tomor Malasi ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënkryetar i Kuvendit nga viti 1992 deri në vitin 1996.
Tomor Malasi ishte gjithashtu kryetar i Bashkisë së Tiranës nga viti 1991 deri në vitin 1992. Në shtator të viti 1991 në bazë të një vendimi të Parlamentit të asaj kohe, kryetari i bashkisë së qytetit do vendosej nga ajo parti që kishte fituar zgjedhjet. I emëruari i Partisë Demokratike si kryetar i i Bashkisë së Tiranës, ishte Tomor Malasi.