Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Vilë Boshtovës në Kavajë, ku babai dhe 2 fëmijët e tij të mitur kanë humbur jetën duke u mbytur në det.
Burimet mediatike bejne me dije se shkak i kësaj tragjedie është bërë njëri nga fëmijët e familjes Halilaj i cili ka qenë duke u mbytur në det dhe ka kërkuar ndihmë, menjëherë drejt tij janë nisur babai dhe vëllai, por pa mundur të dalin më gjallë asnjëri prej tyre.
Policia bën me dije se viktima janë nga Kosova. Ajo që mbetet shqetësuese është se dhe në këtë rast tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të kishte roja bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det.