Fundjava sjell të nxehtin afrikan, ky do të jetë qarku me temperaturat më të larta

Kjo fundjavë do të rikthejë temperaturat e larta në të gjithë vendin, me Beratin që pritet të jetë qarku më i nxehtë

TIRANË- Temperaturat ditën e sotme do të regjistrohen deri në 35 gradë Celsius, ndërsa gjatë fundjavës në 38 gradë Celsius, ku zonat jugore do të përjetojnë ato më të lartat. Në një lidhje direkte për Klan, sinoptikani Hakil Osmani thotë se gjatë kësaj të premte dhe fundjavës do të na shoqërojnë ditët me kthjellime.

Hakil OsmaniParametri i erës mbetet disi problematik për zonat jugore duke bërë që të jenë me shpejtësi rreth 40 kilometra për orë nga drejtimi veri-perëndimor duke bërë që herë pas here të ndihmojë vatrat e zjarrit, por dita e shtunë, dita e dielë sjell një parametër e cila do të jetë jo më shumë se 30 kilometra për orë, duke bërë që të mos jetë më problematike. Përsa i përket temperaturave të ajrit, maksimumet në rang territori ditën e sotme të jenë edhe në 35 gradë Celsius në qarqet Elbasan, Berat, por po ashtu edhe pjesa tjetër e territorit pritet të ketë temperatura në 34 gradë Celsius, duke përfshirë kryqytetin, Gjirokastrën, Vlorën.

Përsa i përket fundjavës, vijon rritja e temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të shkojnë ditën e dielë edhe në 37 apo 38 gradë Celsius dhe mbeten zonat jugore me temperaturat më të larta, qarku i Beratit pritet të regjistrojë temperatura në 38 gradë Celsius gjatë mesditës së ditës së dielë. Po ashtu, vija bregdetare pritet të jetë me temperatura shumë pranë vlerave 34 apo 35 gradë Celsius. Duke filluar nga dita e sotme edhe përgjatë fundjavës, parashikohet që kthjellimet të jenë dominante pothuajse në të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës dhe mesditës.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *