Hatërmbetja e Albin Kurtit ndaj Edi Ramës po merr përmasa që askush nuk do t’i dëshironte. Policia e Kosovës pothuajse po bën bllokadë në kufirin mes dy vendeve duke penguar lëvizjen e mallrave.
Kamionët edhe me targa të Kosovës qëndrojnë në pritje mbi 4 orë për një vulë të cilën rëndom e blejnë me pagesa nën dorë. Shoferët thanë se kanë orë që presin për të kaluar nga Shqipëria drejt Kosovës, ndërsa në sportele po marrin më shumë kohë se zakonisht. Kjo neglizhencë e autoriteteve kosovare përkthehet ndryshe si një “hakmarrje” që po përdor Albin Kurti ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama me të cilin i ka prishur marrëdhëniet.
“Kam 4 orë, kemi për të marrë vetëm një vulë. Shokë të mi kanë 7 orë, para 20 vitesh ka ndodh edhe tani”, tha njëri prej shoferëve per mikrofonin e Top Channel.