Telashe për Serbinë, “Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun me Kosovën – ja “skifterja” e BE që do të zërë vendin e Borrellit

Bashkimi Evropian ndryshon së shpejti formacionin e parë dhe kur bëhet fjalë për kreun e ri të diplomacisë së BE-së, më së shumti përmendet emri i Kaja Kallas, kryeministres së Estonisë, si “pasardhëse” e Josep Borrell. Ajo është quajtur shpesh “Zonja e re e Hekurt e Evropës”, dhe meqenëse ajo ka theksuar vazhdimisht se i jep mbështetje të plotë Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, pyetja është se si do të ndikojë zgjedhja e saj në dialogun Beograd-Prishtinë? “A kemi arsye për t’u shqetësuar?”, pyet media serbe pranë qeverisë.

Dragisha Mijaçiç, drejtor i Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial, thotë se mund të priten presione më të forta sa i përket politikës së jashtme. “Kaja Kallas vjen nga Estonia, e cila u prek drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë. Nëse ajo emërohet si Përfaqësuese e Lartë, është realiste të pritet që të ketë presion më të madh ndaj Serbisë për t’u lidhur me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekstin e krijimit të një fronti të përbashkët politik dhe diplomatik ndaj Rusisë, por edhe integrimin e mëtejshëm evropian të Serbisë”, thekson Mijaçiç.

Ndryshime në dialog

Kur është fjala për dialogun me Prishtinën, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të saj nga Ohri, në këtë kuptim zgjedhja e një emri të ri për pozicionin e Përfaqësuesit të Lartë nuk do të luajë një rol të rëndësishëm.

“Nëse ka përçarje të konsiderueshme të situatës së sigurisë në Kosovë apo shkelje drastike të Marrëveshjes së Dialogut, përfaqësuesi i lartë do të ketë rol kyç në përcaktimin e masave ndaj njërës apo tjetrës palë”, thekson Mijaçiç.

Srecko Gjukiç, një ish-diplomat, thotë për “Blic” se nuk duhet parë menjëherë apriori ndonjë gjë të keqe që Kallas të marrë një pozitë të lartë në BE. Ai shton se nuk duhet të ketë dyshim se komisionerja, nëse vjen në atë pozitë, do të zbatojë me shumë konsekuencë gjithçka që është rënë dakord mes Beogradit dhe Prishtinës.

Telashe për Serbinë

Të gjithë emrat e rinj do të bëhen të ditur nga shtatori, ndërsa përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në atë detyrë deri në janar. Borut Pahor, ish-presidenti slloven, përmendet më shpesh si pasuesi tij. “Pozita e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë është një nga pozicionet më të rëndësishme brenda Bashkimit Evropian, veçanërisht kur merret parasysh situata e sigurisë në botë, luftërat në Ukrainë dhe Lindja e Mesme dhe ndryshimet gjeostrategjike” thekson Mijaçiç.

Ai rikujton se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një nga kompetencat e përfaqësueses së lartë, por nuk dihet nëse personi i ri në atë pozitë do të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për negociatat, siç ishte rasti me Catherine Ashton dhe Federica Mogherini, apo nëse puna për të punësuar një të dërguar special siç ishte rasti me Borell dhe Lajçak.

“Duke pasur parasysh sfidat aktuale në botë, është më realiste që një i dërguar special të emërohet sërish, gjë që mund ta presim gjatë vjeshtës”, vëren Mijaçiç.

Kush është Kaja Kallas?

Juriste në profesion dhe udhëheqëse e Partisë Reforme të Estonisë, ajo është gruaja e parë që mban postin e kryeministres së Estonisë (nga viti 2021) që kur vendi baltik me 1.3 milionë banorë fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në 1991. Në fund të vitit 2023, ajo ishte e interesuar të merrte një pozicion drejtues në NATO, pra të hynte në rrethin e kandidatëve për pasardhësin e Jens Stoltenberg, Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës. Ajo është në listën e të kërkuarve të Rusisë dhe Moska nuk ka bërë të ditur akuzat e sakta. Për shkak të pikëpamjeve të saj të forta anti-ruse dhe pro-ukrainase, Kallas shpejt fitoi një reputacion si një nga “skifterët” më të mëdhenj në Bashkimin Evropian. Ajo kundërshtoi me forcë çdo bashkëpunim mes BE-së dhe Rusisë, siç është ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream, të cilin ajo e quajti një “projekt gjeopolitik, jo ekonomik”.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *