Duke iu referuar vendimit më të fundit të Qeverisë Rama, Ministria e Bujqësisë Frida Krifca ka njoftuar se Universiteti Bujqësor i Tiranës do japë bonus 400 mijë lekësh te vjetra çdo muaj për të nxitur studentet qe te zgjedhin të diplomohen në disa nga degët e këtij universiteti.
Mbështetja financiare e dhënë nga shteti do te sherbeje për të tërhequr interesin e studentëve të akuakulturës, peshkimit dhe mjekësisë veterinare, ne menyre qe mos mbyllen keto degë të cilat megjithëse janë tepër të kërkuara nga tregu, kohët e fundit po braktisen nga studentet.
“Universiteti Bujqësor i Tiranës për disa nga sektorët prioritar siç është akuakultura, peshkimi, mjekësia veterinare dhe sektorë të tjerë kanë ofruar një mbështetje financiare mujore prej 400 mijë lekësh te vjetra për të gjithë ata student që zgjedhin të diplomohen në këtë universitet”, njofton qeveria Rama.