Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, ku u ekzekutuan me plumb babë e bir ka tronditur opinionin publik dhe jo vetëm Në momentin e ekzekutimit ata kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur një ditë më parë. Burime për Faxnews bëjnë me dije se 57-vjeçarit, Gjokë Gurra ka punuar si efektiv i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008 kur edhe është larguar nga policia.
Ai ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin, punë të cilën e bënin prej 15 vitesh.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Gurra atualisht shërbente si kryeplak i fshatit Bruçaj.
Gjokë Gurra ishte babai i dy djemve, ndërsa djali i tij Eduardi ishte baba i dy vajzave. Ende po punohet për identifikimin e autorit/autorëve që mund të fshihen pas kësaj ngjarje.