Një djalë shtatë vjeçar nga Polonia dhe nëna e tij vdiqën tragjikisht pasi ranë nga një anije në Detin Baltik, siç njoftuan autoritetet suedeze që po hetojnë rastin.
Tragjedia ndodhi të enjten, kur fëmija ra në ujë dhe nëna vendosi të hidhej pas tij, tha zëdhënësi i Administratës Detare Suedeze Jonas Franzen për Associated Press.
Siç ka treguar ai, fëmija ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash.