“Kur bëhesh bektashi, quhesh i lindur për herë të dytë”, Baba Mondi: Të falen gabimet që ke bërë pa dashje

Kryegjyshi Bektashi Botëror, Baba Mondi, thotë se kur bëhesh bektashi, do të thotë të lindësh për herë të dytë teksa shton se falen të gjitha gabimet që ke bërë pa dashje.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Baba Mondi, ka treguar dhe një histori mjaft personale që ka të bëjë me ardhjen në jetë të tij.

Blendi Fevziu: E kam vënë re se bektashinjtë kryejnë disa ritme që janë mistike të mbyllura dhe nuk i sheh askush nga ato dhomat. Si janë këto ritet?

Baba Mondi: Ne i falemi njeriut, nuk kemi kujt t’i falemi tjetër.

Blendi Fevziu: Pse nuk lejohet të filmohet?

Baba Mondi: Nuk e kanë të gjithë kapacitetin. Ne fusim ata njerëz që janë të devotshëm për rrugën tonë. Është rrugë e vështirë sepse duhet shkëputur nga bota materiale. Kur bëhesh bektashi, quhesh i lindur për herë të dytë sepse të falen të gjitha gabimet që ke bërë pa dashje. Nuk të falen gabimet që bën me dashje.

Blendi Fevziu: Po jeta jote, historia jote personale si është?

Baba Mondi: Unë jam si të gjithë njerëzit e tjerë. Kam lindur në një familje bektashiane në Brataj të Vlorës. Ne jemi me mbiemër Ahmataj. Kryegjyshi botëror i asaj kohe, pasi prindërit e mi nuk bënin fëmijë, iu ka kënduar nënës dhe babait tim për të dhënë një djalë. Pas meje, kanë ardhur dhe 3 fëmijë të tjerë. Doktori nuk i dha shpresë, linda unë. Kjo ishte urata e tij që linda unë./tvklan.al

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *