Kryeministri Edi Rama mesditen e sotme në Bruksel është takuar me përfaqësuesin për Politikën e Jashtme, Josep Borell.
Rama paralajmëroi se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kesaj here, nuk duhet të largohen pa arritur një marrëveshje, në të kundërt situata do të agravohet dhe do të ketë pasoja për të gjithë.
“Durimi ka humbur për shtetet anëtrae të BE dhe uroj që konferenca që do të zhvillohet me liderët e të dy palëve (Kurti – Vucic), të cilet mos t’i lejojm të largohen nga konferenca pa arritur një marrëveshje të përbashkët.
Nëse nuk do të arrijnë këtë gjë, pasojët për të gjithë ne do të jenë të trishta. Jam i lumtur që më në fund ne arritëm të lironim policët e marrë peng dhe tani është koha që të bëjmë ndërhyrje të menjëhershme, në mënyrë që të mos lejojmë që situata të përshkalëlzohet”, tha Rama.