Greqia është tronditur nga një krim makabër, ku për pasojë ka humbur jetën në mënyrë tragjike një emigrante nga Polonia, 27 vjeç.
E reja rezultonte e zhdukur që prej një jave, ndërsa dje autoritetet greke gjetën trupin e saj të pajetë në gjendje dekompozimi fillestar,
të braktisur në një vend të shkretë, poshtë një peme, të mbështjellë me qese plastike nga mesi e lartë, nga mesi e poshtë lakuriq dhe të mbuluar me çarçaf, degë dhe bar.